Osmani nesër në Athinë do të takohet me Koxijasin dhe Katruglalosin

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër do të qëndrojë për vizitë në Athinë. Është paraparë të takohet me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxijas dhe ministrin alternativ të Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos.

“Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Koxijas, të martën më 9-të janar do t’i organizojë drekë pune zëvendëskryeministrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, përgjegjës për marrëdhëniet me BE-në, Bujar Osmani, me rastin e vizitës së tij. Bisedat do të përqendrohen në çështjet evropianenga interesi i ndësjellë. Osmani, gjithashtu do të takohet me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos”, kumtojnë nga MPJ greke.

Mediat greke, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, vizitën e nesërme të Osmanit e komentojnë si pika e parë nga aktivitetet e parapara të janarit për çështjen me emrin. Në këtë, siç e quajnë “lëvizje” në relacionin Shkup – Athinë, i përmendin edhe vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Maqedoni, raundin e ri të bisedimeve të Nimicit me negociuesit e të dy vendeve dhe takimin e mundshëm të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë në Davos, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Zëvendëskryeministri Osmani, para më pak se 2 muajve, në një intervistë për gazetën greke “Katimerini”, tha se ekziston moment pozitiv në marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës, viti 2018 është vit i artë për zgjidhje, qëndrimi para dyerve të NATO-s dhe BE-së do të ketë pasoja tragjike edhe për vendin edhe për rajonin, dhe sjell rrezik për rritjen e ndikimit rus, dhe se çështja e emrit është përparësi urgjente për Qeverinë.

Gazetarja, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, atëherë shkroi se Osmani është veçanërisht optimist dhe mendon se është e mundshme të arrihet zgjidhje përfundimtare për samitin e BE-së në qershor dhe NATO në korrik, ndërsa zëvendëskryeministri zbuloi se me shefin e diplomacisë grek kanë komunikim pothuajse të përditshëm.

“Punojmë që të ndërtojmë masa të besimit dhe t’u shpjegojmë të dy kombeve se duhet të gjendet kompromis. E nëse arrihet kompromis do të bëhemi miq më të mirë në rajon, sepse kemi ardhmëri të përbashkët evropiane”, tha Osmani në një intervistë për “Katimerinin” të publikuar më 19 nëntor, transmeton MIA, dhe shtoi se problemi me emrin është i lidhur ngushtë me emocione të forta në të dy anët dhe zgjidhja nuk do të gëzojë asnjë prej të dy palëve.

“Jemi në shekullin 21, ku lëshimet dhe konsensuset janë të nevojshme, nëse dëshirojmë të bëhemi anëtarë të BE-së duhet të mësojmë ta bëjmë këtë”, shpjegoi Osmani dhe theksoi  se viti 2018 është vit i artë për zgjidhje, sepse në asnjërën nga të dy vendet nuk do të ketë zgjedhje. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button