Gaza, protestë kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin

Qindra palestinezë në Gaza protestuan kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit të cilët u mblodhën para xhamisë së Omerit të Madh në qytetin Han Junus, në jug të Gazës, me thirrjen e Lëvizjes Xhihadi Islamik në duar mbanin flamuj të Palestinës dhe brohoritën slogane kundër vendimit të SHBA-ve. Përkundër motit të ftohtë, në protestë morën pjesë qindra palestinezë.

Nafiz Azzam, njëri nga drejtuesit të Lëvizjes Xhihadi Islamik në një deklaratë për AA tha se “Presidenti i SHBA-ve Donald Trump duhet të kuptojë se sa të vlefshme janë shenjtëritë e tyre për muslimanët. Populli palestinez nuk do të heqë dorë kurrë nga Kudsi”.

Duke vënë në dukje se populli i Palestinës nuk do t’i dorëzohet vendimit të Izraelit për Kudsin, Azzam kërkoi nga të rinjtë palestinezë që t’i vazhdojnë protestat.

Në anën tjetër, njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Xhihadi Islamik, Hidir Habib gjatë fjalimit të tij në protestë tha se presin një qëndrim zyrtar dhe efektiv nga shtetet arabe kundër këtij vendimi.

Protestat kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump po vazhdojnë pa u ndalur në vende të ndryshme të Palestinës, duke filluar nga Kudsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button