Vaginoza bakteriale, simptomat, shkaqet dhe trajtimi

A vjen diçka erë të keqe atje poshtë? Një erë e fortë si peshk? Mund të jetë vaginoza bakteriale, një infeksion aq i zakonshëm sa që 1 në 3 vajza mund të preken në një periudhë të jetës.

Mësoni më shumë këtij infeksioni, simptomat, faktorët e rrezikut dhe trajtimin.

Çfarë është vaginoza bakteriale?

Jo të gjitha llojet e baktereve janë të këqija. Vagina ka nevojë për një balancë të caktuar të baktereve “të mira” dhe “të këqija” për të pasur një nivel normal të pehashit dhe për të qenë e shëndetshme. Nëse prishet ky ekuilibër, mund të përfundoni me një infeksion të quajtur vaginoza bakteriale (ose shkurt VB).

Pse njerëzit preken nga VB?

Çdo person është i ndryshëm – disa njerëz kanë shumë baktere “të mira” që mbajnë larg infeksionet bakteriale, ndërsa të tjerët nuk janë aq me fat. Stresi ekstrem, larësit (spërkatja e një produkti në vaginë për ta larë atë, që është i panevojshëm), dhe përdorimi afatgjatë i antibiotikëve, mund të shkaktojnë shtim të baktereve “të këqija”.

Cilat janë simptomat?

Shenja kryesore e VB është një aromë e fortë si e peshkut. Mund të keni gjithashtu shtim të sekrecioneve dhe kruajtje.

Diagnostikimi?

Duhet të konsultoheni me mjekun ose gjinekologun, i cili mund t’ju sugjerojë të bëni një ekzaminim pelvik. Këtu përfshihet futja e një instrumenti metalik ose plastik në vaginë për të parë për prani të infeksioneve. Mund të merren edhe kampionë të sekrecioneve dhe t’i vëzhgojnë ato në mikroskop. Nëse vihen re qeliza të mbuluara me baktere –  të cilat duken si disqe të rrumbullakëta me pika – është zyrtarisht VB.

Trajtimi?

Mjeku mund t’ju rekomandojë një antibiotik të quajtur metronidazol. Në pjesën më të madhe, pacientët udhëzohen të marrin një dozë prej dy gramësh.

Pse është e rëndësishme trajtimi i vaginozës bakteriale?

Infeksioni në të vërtet ndryshon mukozën në vaginë, gjë që ju bën më të ndjeshme ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Pra, nëse jeni seksualisht aktive, është shumë e rëndësishme për të trajtuar infeksionin.

Si mund ta parandaloni VB-në?

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj vaginozës bakteriale (d.m.th. keni pasur më parë), mund ta zvogëloni rrezikun e përsëritjes së saj duke ngrënë rregullisht jogurt – mundëson rritjen e baktereve “të mira” për të mbajtur vaginën  tuaj të lumtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button