Karaxhovski ka ndërruar mendje për PSP-në, tani dëshiron që të bëhet pjesë e PTHP-së

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski gjatë konferencës së djeshme për shtyp mes tjerash tha se vlerëson që Prokuroria Speciale Publike (PSP) sa më shpejtë të bëhet pjesë e Prokurorisë së rregullt dhe të mos pritet vitit 2019, ashtu siç parashikon strategjia për reforma në gjyqësor, pasi që do të ishte vonë, njofton Portalb.mk.

Ai u ankua se në gjyqësorin e Maqedonisë pagesat janë të ulëta dhe se në vitin 2018 Këshilli Gjyqësor do të ndërmarrë “aktivitete konkrete për përmirësimin e kushteve për punën e gjykatësve”.

I njëjti Karaxhovski përpara më pak se një vitit tha se PSP është infantile, ndërkaq deklaratat e prokurores speciale, Katica Janeva, i vlerësoi si jo-etike, jo-civilizuese dhe jo-kulturore.

Deklaratat e Karaxhovskit për PSP-në:

7 tetor 2016, rreth deklaratës së Janevës se PSP ka ngritur hetim për gjykatësin e Gjykatës Administrative

  • Të deklarohet ashtu është skajshmërisht jo-etike, jo-civilizuese dhe jo-kulturore. Madje gjatë kohës së intervistës në një televizion me koncesion nacional, këtë javë, Janeva tha se disa gjykatës “ndoshta nuk janë njerëz, a të mos flasim për moralin e tyre. Ajo është e papranueshme për një funksionar, e të mos flasim për një prokuror, pasi që ka kod të etikës gjyqësore dhe të etikës prokuroriale.

1 skurt 2017 e komentoi kumtesën e PSP-së

  • Ajo është sulm i drejtpërdrejt ndaj një Gjykatë dhe është e drejtpërdrejt në funksion të shkatërrimit të asaj Gjykata dhe në përgjithësi gjyqësorit.  Jashtëzakonisht jo-etike, jo-civilizuese dhe jo-kulturore është që të deklarohet ashtu

7 tetor tetor 2016, Karaxhovski kritikon Janevën 

  • Deklaratat e Janevës, janë jashtëzakonisht jo-etike, të pa-civilizuara dhe të pakulturuara, duke u referuar në atë se PSP kryen hetime për gjykatës në Gjykatën Administrative.

23 nëntor 2016 për skandalet dhe tensionet mes disa gjykatësve

  • Transparenca e madhe dhe nxjerrja e informatave për gjendjet në gjykata nëpër media e prishin imazhin e gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button