Mogerini në Kubë e prezantoi BE-në si partnere shpresëdhënëse të vendit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini në Havanë e prezantoi Unionin si partner shpresëdhënës të Kubës.

“BE-ja është partnere e parashikueshme dhe solide, që mund ta ndihmojë Kubën në transicionin e saj politik dhe hapjen e ngadalshme dhe të luhatshme ekonomike”, theksoi Mogerini në fund të vizitës dyditore në vend.

Vitin e kaluar BE-ja dhe Kuba nënshkruan marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve dipploamtike pas periudhës së gjatë të bllokadës për shkak të kërkesave evropiane për përmirësim të gjendjeve me të drejtat e njeriut në Kubë.

“Ne jemi konsistentë dhe nuk kemi ndryshime të paparashikueshme apo të befasishme në politikën tonë”, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Brukseli dhe Havana premtuan erë të re të marrëdhënieve bilaterale në bazë të respektimit të ndërsjelltë dhe interesave të përbashkëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button