Karaxhovski: Gjykatësit në Maqedoni kanë rrogat më të ulëta në Evropë

Kryetari i Këshillit gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, Zoran Karaxhovski në konferencën e sotme për shtyp tha se do të angazhohen për përmirësim të kushteve për punë për gjykatësit dhe punonjësit gjyqësor, për rritjen e rrogave të tyre, sepse siç shtoi, rrogat e gjykatësve në dy vitet e fundit janë në nivelin më të ulët në Evropë, transmeton MIA. 

Ai pret edhe rritje të honorarëve për gjykatësit e porotës për njëqind për qind.

Theksoi se në Këshillin gjyqësor e kanë marrë raportin e grupit punues pranë Ministrisë së Drejtësisë për kontrollim të sistemit AKMIS në gjykata.

Lidhur me atë tha se për Këshillin gjyqësor është diskutabile nëse raporti duhet të ketë ndonjë shenjë “tejet konfidenciale” dhe nëse duhet të udhëhiqet nën atë klasifikim.

Karaxhovski tha se në raportin, që ishte dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Këshillin gjyqësor ishte vendosur fletë e thjeshtë në të cilën me laps kimik ishte shkruar “tejet konfidenciale”.

Këshilli gjyqësor, siç tha, ende nuk ka qëndrim për raportin për sistemin AKMIS, sepse të gjithë anëtarët e Këshillit nuk kanë certifikata të sigurisë për ta lexuar. Shtoi se në raport nuk ka shembuj konkret me lëndë dhe se ai mund të paraqesë vetëm bazë për kontroll më të thellë të sistemit AKMIS.

Njeriu i parë i Këshillit gjyqësor konsideron se personalisht ka kredibilitet t’i zbatojë reformat në jurisprudencë të parapara me Strategjinë për reforma të Ministrisë së Drejtësisë.

Në kontekst të asaj shtoi se kritikat për punën e Këshillit gjyqësor nga organizatat ndërkombëtare kanë të bëjnë vetëm me periudhën para vitit 2014, para se ai të zgjidhet në shtator të vitit 2014 si anëtar i Këshillit.

Lidhur me punën e PSP-së, Karaxhovski konsideron se PSP si pjesë e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë duhet të futet sa më shpejtë, e jo prej vitit 2019 siç është paraparë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button