Shilegov: Qyteti i Shkupit punon me përkushtim në problemin me ndotjen e ajrit

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov deklaroi se do ta mbështesë tubimin e sotëm protestues “Protestë për ajër të pastër”, i paralajmëruar në rrjetet sociale. Tubimi do të mbahet pasdite para Qytetit të Shkupit.

“Do të dal për shkak se unë e ndaj shqetësimin e njëjtë si edhe çdo banor i Shkupit. Unë e thith të njëjtin ajër siç e thithin edhe ata njerëz. Do të jem me ta dhe do t’i ftoj tek unë në zyrë, të bisedojmë për problemet. Çdoherë mund të vihet deri në ide të mirë nga çdo bashkëqytetar i ynë. Qyteti punon me përkushtim dhe tanimë ndërmorëm një seri serioze e masave urgjente intervenuese. Më shumë se 140 milionë denarë pikërisht sivjet dedikohen pikërisht për mbrojtjen e mjedisit jetësor, që deri tani nuk ishte e paraparë”, tha Shilegov.

Paralajmëroi se në pranverë do të fillojnë me gjelbërim intensiv të Shkupit. Sipas tij, nevojitet që të gjithë bashkërisht, MPB në pjesën e komunikacionit, MMJPH në pjesën e inspektimit të kapaciteteve të cilët janë në qytet, ndërsa janë nën kompetencë të tyre, si Makstill, Usje…, ta përforcojnë mbikëqyrjen inspektuese me qëllim që, siç tha, të kemi me të vërtetë ajër të shëndetshëm ambiental së shpejti.

“Çdoherë do të jem në front pavarësisht asaj se sa do t’i kushtojë rejtingut tim politik në luftën kundër ajrit të ndotur. Unë nuk do të jem kryetar komune i cili do t’ju ftojë t’i mbyllni dritaret dhe me siguri e shikoni se mund të shihet ky dallim”, theksoi Shilegov.

Ai përkujtoi se nga Viti i Ri në rajonin qendror të qytetit ka regjim të posaçëm të komunikacionit për dërgesë të mallit deri te dyqanet. Sipas tij, çdo segment i vogël kontribuon që të kemi për një nuancë ajër më cilësor.

“Kjo do të jetë betejë e gjatë dhe e lodhshme, por unë jam i bindur se do ta fitojmë si qytetarë të Shkupit. Mos-hyrja e rreth 4.000 mini automjeteve transportuese për dërgesë të mallit në rajonin qendror të qytetit kontribuon në mënyrë të sigurt që të zvogëlohet kaosi i komunikacionit gjatë ditës dhe ka kontribut të tij”, vlerësoi Shilegov.

Në pyetjen e gazetarëve për qentë endacakë, Shilegov përkujtoi se Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Shoqatën për mbrojtje të kafshëve “Anima mundi” përgatiti raport të posaçëm i cili iu prezantua opinionit. Theksoi se në 17 faqe janë paraparë hapat për këtë problem, ndërsa në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018 janë paraparë më shumë se 10 milionë denarë për këtë çështje, shumë e cila është jashtë shpenzimeve vijuese të NP “Higjiena komunale”.

“Kjo është shumë e cila deri tani nuk është ndarë. Fillojmë në mënyrë sistematike ta zgjidhim problemin me qëllim që në një afat të mesëm Qyteti i Shkupit më nuk do të ketë problem me qentë endacak”, tha Shilegov.

I pyetur për itinerarin dimëror të NPQ Shkup, Shilegov tha se kjo praktikohet në Shkup më shumë se 20 vite.

“Në ditët kur vendosim masa të jashtëzakonshme, është rritur vëllimi i autobusëve dhe është falas transporti. Sektori i komunikacionit në Qytetin e Shkupit punon në përpunimin e studimit për koncept të ri të transportit urban për shkak se Shkupi definitivisht ka transport urban publik shumë të vjetruar”, tha Shilegov pas hapjes së Muzeut të punëtorive ilegale për përpunim të armëve në Shkup gjatë LNÇ-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button