Studim: Emigrantët në Gjermani kanë nxitur rritje të dhunës

Ardhja e emigrantëve të rinj meshkuj ka shkaktuar rritje të krimit të dhunshëm në Gjermani, thuhet në studimin e financuar nga Qeveria gjermane.

Studimi i kriminologut Kristian Pfajfer shfrytëzon të dhëna nga Saksonia e Poshtme që të analizojë ndikimin e ardhjes së refugjatëve mbi krimin në periudhën e viteve 2015-2016, transmeton MIA. 

Në studim theksohet për rritje prej 10,4 për qind të krimit të dhunshëm dhe gjatë këtyre dy viteve kjo u përshkruhet refugjatëve.

Ekziston siguri më e madhe që refugjatët e rinj të cilët kryesisht janë meshkuj të kryejnë vepër kriminele nëse ndjehen se nuk kanë shpresë për ardhmërinë e tyre, ndërsa pjesa më e madhe e tyre vijnë nga shtetet myslimane karakteristike për nga dominimi i meshkujve.

Zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Familjes, Verena Herb deklaroi se studimi konfirmon nevojë për përpjekje më të mëdha për integrim në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button