VMRO-DPMNE-ja do të tentojë me ligj t’i “shpëtojë” personat e dyshuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend
VMRO-DPMNE-ja është duke përgatitur propozim-ligjin për amnisti përmes të cilit do të përfshihen personat e dyshuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, njofton Alsat-M. Siç njoftojnë nga partia opozitare, propozimi do të jetë i shkurtë dhe i qartë. VMRO-ja vlerëson se vetëm amnistia do të krijojë kushte për paqe kombëtare në Maqedoni.
Amnistinë e të dyshuarve për 27 prill, Ivanov e theksoi edhe në paraqitjen vjetore të tij në Kuvend, duke kërkuar njëkohësisht edhe përgjegjësi për ata që sipas tij kanë nxitur dhunën. Ndërkohë nga VMRO-ja nuk ndalojnë me akuza ndaj Qeverisë aktuale, sepse në arrestimin e funskionarëve të saj sheh hakmarrje politike. Nga VMRO kërkojnë urgjentishtë të ndërpritet kjo hakmarrje politike sepse vlerësojnë se dëmton imazhin demokratik të shtetit.