Gjashtëmbëdhjetë tërmete të regjistruara në rajonin e Dojranit

Gjashtëmbëdhjetë tërmete të një pas njëshme kanë goditur mbrëmë rajonin e Dojranit. Tërmeti më i fuqishmi ishte me intensitet prej 5 ballë sipas Rihterit. Dridhjet janë ndjerë mjaftueshëm nga qytetarët e Dojranit të Vjetër dhe Strumicës por edhe në vendet fqinje si Greqia dhe Bullgaria. Gjithashtu, tërmeti është ndjerë edhe në Shkup, transmeton Alsat M.

Sizmologu Mihajll Garevski thotë që një shkallë e tillë e tërmetit mund t’i ketë shqetësuar qytetarët dhe paralajmëron se dridhjet do të vazhdojnë edhe më tej deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike.

“Epiqendra ishte në territorin e Greqisë me magnitud prej 5 shkallë sipas Rihterit. Tërmetit i paraprin disa dridhje tektonike me magnitudë ndërmjet 3.6 e pastaj pasoi tërmeti prej 5 shkallëve të shkalës Rihter. Tërmeti ishte i ngjashëm me atë që ndodhi në Shkup dhe tërmetit që vitin e kaluar ndodhi në Ohër” -tha sizmologu Mihajll Garevski.

Dridhja më e fuqishme, ajo prej 5 ballëve sipas shkallës Rihteri, ka shkaktuar vetëm plasaritjen e disa shtëpive. Ndryshe, sipas sizmologut Garevski i gjithë territori i Maqedonisë është zone aktive sizmologjike dhe kjo është më e theksuar në Dibër, Shkup, Ohër, Berovë dhe Vallandovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button