Millani sërish gabon

Milani ka arritur vetëm një barazim me rezultat 1-1 ndaj Bolonjës në San Siro, duke vështirësuar kështu pozitën në luftën për titullin e kampionit në Serie A.

Ishte kjo një sfidë ordinere, ku Milani filloi me dominim, por Rosonerëve u mungoi vizioni për të shënuar.

Këtë e shfrytëzuan më së miri mysafirët, të cilët me anë të Gaston Ramirezit shënuan golin e vetëm të sfidës (26’).

Në vazhdim të takimit Milani bën presion dhe vihet në kërkim të golit. Në pjesën e dytë në një moment Ibrahimovic edhe realizoi, por gjyqtari tregoi për pozicion jashtë loje. Sipas asaj që kemi parë, Ibrahimovic nuk ishte në pozicion jashtë loje dhe goli i shënuar nga ai ishte i rregullt.
Edhe pas këtij momenti Milani bëri presion të madh, por Bolonja mbylli ekipin. Milani mbetet me 10 lojtarë në minutën e 84 kur përjashtohet Bonera me kartonin e dytë të verdhë.

Milani bëri gjithçka në fund por arriti vetëm te goli barazimit të cilin e shënoi Zlatan Ibrahimovic (90’) pas harkimit nga Urby Emmanuelson. Milani kishte dhe një mundësi të mirë të lëshuar nga Nocerino, por kjo ishte gjithçka që Rossonerët bënë, një barazim me rezultat 1-1.

Kështu Milani barazon pikët me Juventusin në krye të tabelës së Serie A, teksa Bianconerët sonte në mbrëmje zhvillojnë derbin ndaj Romës.

Lajme të ngjashme

Back to top button