Edhe dy tërmete të fuqishme në Athinë

Dy tërmete me intensitet prej 4 dhe 4,7 ballësh sipas shkallës së Rihterit janë regjistruar natën e kaluar në rajonin e qytetit grek Kukush, kumtoi Instituti gjeodinamik i Athinës.

Tërmeti i parë, me fuqi prej 4 ballësh, është regjistruar 13 minuta pas mesnate sipas kohës lokale (ora 23:13 sipas kohës së Evropës së Mesme) me epiqendër në 28 kilometra në veriperëndim të Kukushit.

Tërmeti i dytë, me intensitet prej 4,7 ballësh sipas Rihterit, ka ndodhur herët në mëngjes në orën 6:24 minuta sipas kohës lokale (5:24 sipas kohës së Evropës së Mesme) me epiqendër në 25 kilometra në veriperëndim të Kukushit.

Gjatë natës në rajonin e Kukushit janë regjistruar edhe mbi 10 dridhje të reja me intensitet më të dobët.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima ose dëme të shkaktuara materiale.

Instituti sizmologjik pranë Akademisë bullgare të shkencave kumtoi se tërmeti me 4,7 ballë, me intensitet diçka më të dobët është ndjerë edhe në rajonin e Petriçit në jugperëndim të Bullgarisë.

LEXO: Tërmet prej 4,5 ballësh në Athinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button