Pamjet e sulmit ndaj drejtorit të Valës, Agron Mustafa (Video)

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, është sulmuar sot fizikisht nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë.

Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët Nazim Sahiti dhe Avni Berisha të cilët nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA-s.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë katër persona, ku dy prej tyre janë arrestuar.

Drejtori i PTK-së gjatë ditës për medie ka thënë se asnjëherë nuk i kishte njohur më parë dy zyrtarët policorë që e sulmuan. Ai thotë se as nuk e di arsyen e sulmit.

Në polici deklarata krejtësisht të kundërta nga Mustafa kishin dhënë dy zyrtarët policorë. Sipas Avni Berishës, me Mustafën kishte një problem qysh para një jave. Ai përmend se shkak kishte qenë një foto.

“Drejtori i Valës ka pasur probleme direket veç me mu. S’ka pasur probleme me Nazim Sahitin”, ka thënë Berisha.

Një version tjetër kishte thënë edhe drejtori i Antikrimit në Policinë e Kosovës i përfshirë në këtë përleshje, Nazim Sahiti, i cili

“Ka qenë një mosmarrëveshje e një kolegut tim”, ka thënë Sahiti, sipas të cilit s’ka pasë rrahje me drejtorin e PTK-së.

Inspektoriati Policor i Kosovës ka filluar hetimet ndaj policëve të përfshirë. /Insajderi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button