Beqiri: Po të kandidoja unë për Prishtinën, Shpendi nuk do t’i ndezte dritat e bredhit

Ismet Beqiri i LDK-së në një intervistë për KTV ka thënë se po qe se ai do të kandidonte për kryetar të Komunës së Prishtinës, Ahmeti nuk do të kishte shanse t’i ndezte dritat e bredhit, transmeton Periskopi.

Beqiri tutje ka ironizuar duke thënë se Shpend Ahmeti ka fituar si ka fituar dhe la ta mbajë këtë post edhe për pak vite.

“Pa asnjë dyshim. Shpend Ahmeti nuk do t’i ndizte këto drita por do të isha unë kryetari i rizgjedhur i Prishtinës. Dritat për herë të parë i kemi ndezë më presidentin Rugova në vitin 2003 dhe atëherë nuk ka qenë këso lloj bredhi”, ka thënë Beqiri.

Tutje Beqiri ka kujtuar kohën kur ai në pozitën e kryetarit të Komunës të Prishtinës kishte ndezur dritat e bredhit së bashku me presidentin Rugova.

Ndryshe kujtojmë se Ismet Beqiri, ka udhëhequr me Prishtinën gjashtë vjet, nga 2002 deri më 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button