Uthulla e mollës një antibakterial i shkëlqyer

Të gjitha frutat kanë përbërës ushqimorë, por molla në ndryshim nga të tjerat përmban më shumë përbërës ushqyes e shërues.

Ajo përmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirë të mollës, ndërsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe C. Kërkimet shkencore kanë provuar se uthulla e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e diabetit.

Uthulla e mollës ndihmon në largimin e mukusit nga organizmi, pastron sinuset, lehtëson kongjestionin (bllokimin) si dhe suporton sistemin imunitar.

Studimet konfirmojnë se konsumimi i rregullt i uthullës së mollës redukton trigliceridet në gjak dhe ul dukshëm presionin arterial.

Duke qenë se uthulla e mollës ka një përqindje të lartë veprimi antibakterial, ajo është e shkëlqyer në mbrojtjen e organizmit nga shumë elementë të dëmshëm që ne marrim nëpërmjet ushqimeve ditore si, E. Coli dhe salmonela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button