Itali, presidenti e shpërndau Parlamentin

Presidenti italian Serxho Matarela sot e ka shpërndarë Parlamentin e Italisë, me çka filloi procedura për zbatimin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 4 mars.

Qeveria italiane duhet të mbajë seancë sonte, ku do ta saktësojë datën e zgjedhjeve.

Lëvizja populiste 5 Yje (M5S) udhëheq në anketat para Partisë Demokratike Socialiste, ndërsa gjatë muajve të kaluara u përmirësua edhe rejtingu i partive të djathta, Forca Italia dhe Liga Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button