Vuçiq: Në pranverë do të ketë diskutime serioze për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq beson se në fillim të pranverës së ardhshme në Serbi do të fillojë debat serioz në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën.

“Është e rëndësishme që njerëzit në çdo mënyrë të mundshme deri më tani kanë treguar se mund dhe dëshirojnë të shprehin pikëpamjet e tyre heterogjene, të ndryshme në aspektin e Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, transmeton Telegrafi.

Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve theksoi se Kosova është çështje e rëndësishme në dialogun e brendshëm dhe njerëzit duhet të flasin të vërtetën.

“Shpresoj dhe besoj se do të arrijmë në të ardhmen të racionalizojmë kërkesat tona dhe të ruajmë atë që popullit i takon. Besoj se me fillim të pranverës do të nisim edhe këtë lloj të procesit serioz”, u shpreh kreu i shtetit serb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button