Memeti: Deputetët e VMRO-së janë arrestuar në mënyrë të paligjshme, përgjegjësi nga MPB
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, akuzon se gjykatësin e procedurës paraprake, Vesna DImishkova dhe Nenad Savevski, e kanë keqpërdorur masën e paraburgimit dhe e kanë shfrytëzuar si dënim për deputetët e dyshuar për të “Enjten e Përgjakshme” që ndodhi më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
Ai gjithashtu thotë se policia nuk ka guxuar t’i arrestojë deputetët, pasi që kanë pasur imunitet.
“Bëhet fjalë për shkeljen e nenit 19 nga Rregullorja për kryerjen e punëve policore në të cilën thuhet se nëse personi tregon status me të cilin i jepet imunitet, nuk guxon që të arrestohet”, konstatoi Memedi.
Ai ka dorëzuar rekomandim deri te ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në të cilën kërkoi që ta zbatoi tërësisht procedurën për kontrollim të mënyrës së veprimit të procedurës së zyrtarëve policor.
Ankesën për shkeljen e të drejtave të deputetëve, Avokati i Popullit e ka marrë nga ana e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të nënshkruar nga 33 deputetë.