Pyetje të deputetëve në Kuvend, VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 29-të në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve në të cilat duhet të përgjigjen përfaqësuesit qeveritarë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Ky vendim është marrë pas vendimit të Gjykatës Penale për vazhdimin e paraburgimeve për të dyshuarit për dhunën më 27 prill në Kuvend, midis të cilëve edhe për deputetë nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni.

Kryeministri Zoran Zaev, dje deklaroi se pret që grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së të kthehet në Kuvend dhe të marrë pjesë në këtë seancë.

Në qoftë se nuk vijnë, siç tha, seanca do të jetë shumë e shkurtër, për shkak se nuk ka për qëllim t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve nga shumica qeveritare.

Për sot është caktuar edhe vazhdimi i seancës së 22-të, në rend dite të së cilës janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim-ligji për shfuqizimin e vlefshmërisë së Ligjit për Këshillin për konfirmim të fakteve dhe ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatës, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button