Pasi ia rriti vetes 100% pagën, Haradinaj niset në Zvicer për pushime (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten Anitën dhe fëmijët e tij udhëtuan këtë të hënë për në Cyrih të Zvicrës.

 Bashkë me ta janë parë edhe fëmijët e vëllait të Haradinajt.
Indeksonline ka siguruar një foto të shefit të ekzekutivit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ndryshe, Ramush Haradinaj edhe dimrin e shkuar kishte zgjedhur Zvicrën për pushime, por udhëtimi i tij ishte ndaluar në Bazel, pasi në pjesën franceze të aeroportit ishte arrestuar nga policia franceze në bazë të një urdhër arresti serb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button