Anulohen vazhdimet e seancave të Kuvendit të caktuara për sot

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i anuloi për sot vazhdimet e caktuara të pesë seancave: seancës së 11-të, 12-të, 13-të, 15-të dhe 22-të. Deri tani për nesër vetëm është transferuar seanca e 22-të, në rend të së cilës janë ligjet reformuese nga gjyqësia.

Informatë për atë se pse janë anuluar seancat tani për tani nuk ka. Një pjesë e madhe e pikave të tjera të katër seancave janë ose propozime të opozitës ose pritet edhe propozim i saj, siç është ajo për nënkryetarë të Kuvendit.

Për nesër në Kuvend janë caktuar seanca për pyetjet e deputetëve, vazhdimi i seancës së 22-të, si dhe seancë e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Ndryshe, me këtë vendim me të cilin rritet numri i nënkryetarëve të Kuvendit nuk dakordohet VMRO-DPMNE-ja opozitare. Koordinuesi i deritnaishëm i deputetëve të kësaj partie kohë më aprë deklaroi se partia e tij nuk do tpë propozojë nënkryetar, por ky vendim tnai. pas zgjedhjes së liderit të ri dhe koordinuesit të ri të partisë, mbetet i paqartë.

Tetë muaj pas zgjedhjes së kryetarit, Parlamenti funksionon pa zëvendës të tij.

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit është në rend dite të mbledhjes së 12-të, ndërsa sot duhet të mbahen edhe katër mbledhje kuvendore – e 11-ta, e 13-ta, e 15-ta dhe 22-ta.

Pika të tjera nga rendi i ditës së mbledhjes së 11-të janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për kulturën, për regjistrimin e pagesave të gatshme, për mbrojtje nga pirja e duhanit, për siguri të komuniakcionit në rrugë, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Në vazhdimin e mbledhjes së 13-të janë Propozim ligji për tregti në tregje të gjelbra, me procedurë të shkurtuar, si dhe interpelancat për punën e ministrave të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, dhe Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, parashtruar nga deputetë nga VMRO-DPMNE opozitare.

Në kuadër të vazhdimit të mbledhjes së 15-të, ndërkaq, deputetët duhet të diskutojnë për Propozim ligjin për ndërprerje të validitetit të Ligjit për artistin nacional të Republikës së Maqedonisë, në lexsim të parë, si dhe Propozim ligji për editim të triskave me vlerë – vauçerëve, gjithashtu në elxim të parë, me propozim të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për Këshillin gjyqësor të RM-së dhe për mbrojtje të dëshmitrarëve, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim ligji për ndërprerje të validitetit të Ligjit për Këshillin për konstatimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për përcaktim të përgjegjësisë për gjaktës, gjithashtu me procedurë të shkurtuar janë pikat e mbetura të rendit të ditës të mbledhjes së 22-të të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button