Serbi: Një kurd ekstradohet në Turqi megjithë kundërshtimin e OKB-së

Serbia e ka ekstraduar në Turqi një aktivist politik kurd, i cili kërkonte azil, duke e injoruar vërejtjen nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër Torturës, transmeton REL.

Aktivisti Cevdet Ayaz, është marrë nga një qendër për të jashtmit në Beograd, ku ai po qëndronte pas refuzimit të kërkesës për azil në Serbi, kanë thënë dje avokati i tij dhe zyrtarë policorë.

Ayaz kishte kërkuar azil më herët këtë vit, pasi ishte larguar nga Turqia, ku ai ishte dënuar me 15 vjet burg lidhur me akuza për veprime kundërkushtetuese.

Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër Torturës më 18 dhjetor ka kërkuar nga Serbia, e cila është kandidate për pranim në Bashkimin Evropian, që të përmbahet nga ekstradimi i aktivistit Ayaz.

Serbia e ka ratifikuar konventën e OKB-së kundër torturës, e cila vlenë prej vitit 1987.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button