Vazhdime të pesë komisioneve kuvendore

 

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë caktuar vazhdimet e mbledhjeve të 11-të, 12-të, 13-të, 15-të dhe 22-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Pikat e mbetura nga rendi i ditës në mbledhjen e 13-të janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për kulturë, për regjistrim të pagesave të gatshme, për mbrojtje nga pirja e duhanit, për siguri në komunikacionin e rrugëve, të gjitha me procedurë të shkurtuar, ndërsa Propozim vendimi për konstatimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është pika e vetme e mbledhjes së 12-të.

Në vazhdimin e mbledhjes së 13-të janë Propozim ligji për tregti në tregje të gjelbra, me procedurë të shlurtuar, si dhe interpelancat për punën e ministrave të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, dhe Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, parashtruar nga deputetë nga VMRO-DPMNE opozitare.

Në kuadër të vazhdimit të mbledhjes së 15-të, ndërkaq, deputetët duhet të diskutojnë për Propozim ligjin për ndërprerje të validitetit të Ligjit për artistin nacional të Republikës së Maqedonisë, në lexsim të parë, si dhe Propozim ligji për editim të triskave me vlerë – vauçerëve, gjithashtu në elxim të parë, me propozim të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për Këshillin gjyqësor të RM-së dhe për mbrojtje të dëshmitrarëve, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim ligji për ndërprerje të validitetit të Ligjit për Këshillin për konstatimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për përcaktim të përgjegjësisë për gjaktës, gjithashtu me procedurë të shkurtuar janë pikat e mbetura të rendit të ditës të mbledhjes së 22-të të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button