A do të kthehen deputetët e VMRO-së në Kuvend? Sot takohen Mickoski dhe Zaev

Lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski para Kuvendit të Maqedonisë ka deklaruar se vendimi për kthimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend do të dihet pas takimit që sot do të realizohet ndërmjet tij dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

LEXO: Zaev i dëshiroi fat Mickoskit: pres kthimin e VMRO-DPMNE-së në Kuvend

“Kemi koordinator të ri të grupeve parlamentare, ai është Vllatko Gjorçev, pasi që Ilija Dimovski u largua. Vendimin a do të kthehen apo jo deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Maqedonisë do ta shpallin pas takimit”, tha Mickoski.

Mickoski mohoi të thotë se Dimovski u largua për shkak të pakënaqësisë dhe arsyes së kritikave të shumta që i drejtoi ndaj tij, si kandidat i vetëm për lideri të VMRO-DPMNE-së.

Takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të ri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të mbahet sot, në Qeverinë e Maqedonisë, me fillim prej ora 16:00.

LEXO: Pas tre javëve, Ivanovi i ktheu deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend

Nga ana tjetër, pas tre javëve, deputetët e VMRO-DPMNE-së u kthyen në Kuvendin e Maqedonisë, në fjalimin vjetor të kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në karrige u pa i ulur edhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili tash bartë vetëm postin e deputetit. Në seancë ishte i pranishëm edhe koordinatori i ri i grupeve parlamentare, Vllatko Gjorçev. Se a do të jenë të pranishëm në Kuvend edhe gjatë ditëve në vijim, pritet të kuptohet sot.

LEXO: A do të kthehen deputetët e VMRO-së në Kuvend, flet Gruevski

Përndryshe, ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski para Gjykatës Penale në Shkup, i pyetur nga gazetarët se a do të kthehen deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend, ai ka thënë se “partia tashmë ka udhëheqës të rinj”.

“Partia tash ka lider të ri dhe udhëheqësi të re dhe për këto pyetje drejtojuani atyre”, tha Gruevski.

Përndryshe, deputetët e VMRO-DPMNE-së ka njëzet ditë që kanë filluar të bojkotojnë punën e Kuvendit të Maqedonisë, duke mos marrë pjesë në debatet plenare dhe në diskutimet e komisioneve kuvendore.

LEXO: Zaev i dëshiroi fat Mickoskit: pres kthimin e VMRO-DPMNE-së në Kuvend

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button