Zigmar Gabriel nuk beson në anëtarësimin e shpejtë të Turqisë dhe Ukrainës në BE

Ukraina dhe Turqia nuk do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian në një të ardhme të afërt, paralajmëroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel në intervistë për grupin medial “Funke”.

Sipas tij, duhet të kërkohen forma alternative për bashkëpunim më të afërt me këto shtete.

“Nëse kemi sukses të arrijmë marrëveshje të mençur, që do t’i rregullojë marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Evropën pas Bregzitit, ky mund të jetë shembulli sipas të cilit mund të rregullohen marrëdhëniet me anëtare të cilat nuk janë në BE, si për shembull me Ukrainën ose për Turqinë”, deklaroi ministri.

Lidhur me Turqinë, ai nuk përjashtoi mundësi që të arrihet deri në formë më e afërt e unionit doganor, por theksoi se kjo nuk mund të ndodhë derisa në Turqi nuk ndryshon gjendja. Sipas MPJ-së gjermane, nëpër burgjet në Turqi janë më shumë se 50 shtetas gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button