Incident i rëndë në Çair, është sulmuar me thikë një adoleshent (VIDEO+16)

Në orët e pasdites ka ndodhur një incident me ç’rast është therur me thikë 17 vjeçari me iniciale A.A, nga Çairi. Incidenti ka ndodhur në katin e dytë të autobusit me numër 57 nga një person i panjohur. Personi i plagosur është dërguar menjëherë në Qendrën Urgjentë në Spitalin shtetëror në Shkup.

Sipas raportit të mjekëve të Urgjencës i riu ka pësuar lëndime në pjesën e këmbës dhe është larg rrezikut për jetë. Siç kumtojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, incidenti ka ardhur si pasojë e përleshjes mes dy grupe të rinjsh në po të njëjtin autobus. Video nga Fol.mk. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button