Ja kush si votoi për t’u zgjedhur prokurori Lubomir Joveski (LISTA)
Me 61 vota “për” është zgjedhur sot kryeprokurori, Lubomir Joveski. Të njëjtin e kanë votuar të gjithë deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, si dhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët Vesel Memedi. VMRO-DPMNE e ka bojkotuar seancën, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA nuk kanë votuar, njëri deputet i PDSH ka votuar “i përmbajtur”, ndërkaq njëri fare nuk ka qenë në sallë, njofton Portalb.mk.
Më poshtë mund ta shihni listën me emrat e deputetëve shqiptarë se kush si ka votuar për zgjedhjen e kryeprokurorit:
- Xhevat Ademi – “për”
- Ejup Alimi – “për”
- Ali Ahmeti – “për”
- Afrim Gashi – nuk ka qenë i pranishëm
- Artan Grubi – “për”
- Meral Uzeiri-Ferati – “e përmbajtur”
- Teuta Bilalli – nuk ka votuar
- Fadil Zendeli – nuk ka votuar
- Rexhep Memedi – nuk ka votuar
- Nexhbedin Karamani – nuk ka votuar
- Rexhail Ismaili – “për”
- Branko Manoillovski – “për”
- Vesel Memedi – “për”
- Ziadin Sela – nuk ka votuar
- Menduh Thaçi – nuk ka qenë i pranishëm
- Shpresa Hadri – “për”
- Talat Xhaferi – “për”
- Agim Shaqiri – “për”