Terrori i 27-prillit, Çavkov edhe tre ditë në burg: Prokuroria kërkon zgjatje të paraburgimit

Tre ditë para skadimit, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar do të kërkojë vazhdim të paraburgimit 30-ditor për Mitko Çavkovin, njofton Portalb.mk.

Kjo ndërlidhet edhe me të akuzuarit e tjerë të ngjarjeve të së enjtes së përgjakshëm më 27 prill të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë. Krahas Çavkovit, paraburgimi parashihet të zgjatet edhe për Dushko Llazarov, Oliver Popovski, Oliver Radullov dhe Jane Çenton.

Nëse Gjykata e pranon kërkesën, të paraburgosurit festat e fillim vitit do t’i presin në Burgun e Shuto Orizares.

Megjithatë, avokati i Çavkovit për “Makfax”, Petar Vasilev tha se nuk ka informata se Prokuroria edhe më tej do të insistojë në masën e rreptë, paraburgim, që të sigurojë praninë e klientit të tij, Mitko Çavkov, edhe pse aktakuzë ende nuk ka.

Përndryshe, Gjykata Penale më 28 nëntor të 2017-s caktoi paraburim 30-ditor për ish drejtorin e Byrosë për Siguri, Mitko Çavkov, Igor Durlovskin, Munir Pepiq, Oliver Radulov si dhe Oliver Popovski. Në paraburgim shtëpiak janë lëshuar dy persona E. B dhe S.M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button