Ziadin Sela ka arritur në Kuvend
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/10/sela1.jpg?fit=540%2C300&ssl=1)
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pasdite erdhi në Kuvend me siguri në takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
Sela, siç njofton MIA, është vërejtur se si mbërrin në Parlament dhe niset drejt zyrave të Xhaferit. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit tani për tani nuk ka informatë se nëse spikeri është në takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët.
Mbërritja e liderit të Aleancës për Shqiptarët përputhet me pauzën pas votimit për prokuror publik për çka nuk kishte kuorum.