Parlamenti do t’i zgjedh gjykatësit e rinj

Propozimi i presidentit Gjorge Ivanov për zgjedhjen e Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadriut për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë është në rend dite të seancës së 27 të Kuvendit.

Ivanov para një muaji i propozoi Darko Kostadinovskin dhe Osman Kadriun gjykatës të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Maqedonisë, siç kumtoi Kabineti i tij, vlerëson se me propozimin e Dr. Darko Kostadinovski dhe Dr. Osman Kadriu, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë do të fitojë gjyqtarë të cilët më me përgjegjësi do ta ushtrojnë funksionin gjatë mandateve të tyre.

Osman Kadriu është jurist i shquar dhe i njohur në Republikën e Maqedonisë. Si propozim për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese vjen nga komuniteti akademik, si profesor në Fakultetin për Shkenca Juridike në FON, ekspert në fushën e së drejtës obligative. Ai ka stazh disa prej dekadash, në fushën e shkencave juridike si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kërçovë, anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan dhe avokat. Më shumë se dhjetë vite , dr. Kadriu ka qenë i angazhuar si profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës në sferën e së drejtës civile. Dr. Kadriu i ka publikuar katër libra prej sferës civilo-juridike, marrëdhëniet e punës dhe juridike dhe sistemi politik. Është autor i mbi 50 temave shkencore biblografike dhe artikujve të publikuar në revistat e njohura profesionale në Maqedoni dhe jashtë vendit.

Darko Kostadinovski është doktor i shkencave të Drejtësisë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Ka doktoruar në temën “Kompetenca këshillëdhënëse e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë: pasojat ligjore nga mendimet këshillëdhënëse të Gjykatës”, dhe është autor i librave “Arbitrazhi Ndërkombëtar” dhe “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – domosdoshmëri për reforma dhe ndryshime (Mendimet këshillëdhënëse të Gjykatës si dhe implikimet e tyre) “. Kostadinovski si propozim për gjyqtar kushtetues, vjen nga vendi këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë. Ai është anëtar i Kabinetit të presidentit që nga viti 2001 në Kabinetin e atëhershëm të presidentit, Boris Trajkovski

Kostadinovski dhe Kadriu duhet të vijnë në vendin e gjykatëseve Natasha Gaber Damjanovska dhe Gëzime Starova, të cilave mandati u skadoi në tetor të këtij vitit. Ato u zgjodhën për gjykatëse të Kushtetueses me propozim të presidentit Branko Cërvenkovski në vitin 2008.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe 34 pika. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button