Një palestinez i ri viktima e 12-të nga përleshjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve

Palestinezi Muhamed Sami al-Dahduh (19), i cili me 15 dhjetor u lëndua nga forcat izraelite, sot iu nënshtrua lëndimeve, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të pushtetit palestinez, Ashraf al-Kudra.

Palestinezi i ri u bë viktima e 12-të nga përleshjet mes forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve, pasi SHBA-ja vendosi ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Mes palesinezëve të vrarë është edhe Ibrahim Abu Turaja, veteran i rezistencës palestineze, i cili i humbi të dy këmbët gjatë një sulmi izraelit.

Një përfaqësues zyrtar i KB-së kërkoi hetim për vrasjen e Turajas, ndërsa armata izraelite kumtoi se “është e pamundur të konfirmohet se çka e ka shkaktuar vdekjen” e veteranit të rezistencës palestineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button