Zgjedhjet në Preshevë, mbyllet një vendvotim

Në komunën e Preshevës sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, ku si pasojë e mosmarrëveshjeve që janë paraqitur në njërin prej 38 vendvotimeve, atë me numër 5, është ndërprerë procesi zgjedhor, përcjell Portalb.mk.

Ndërprerja e procesit zgjedhor në vendvotimin 5 ka ardhur pasi që gjysma e anëtarëve të bordit zgjedhor janë larguar nga vendvotimi.

“Në vendvotimin numër 5 kishte problem me bordin zgjedhor, ku më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit të votimit janë larguar nga qendra e votimit për të cilën vendvotimi është i mbyllur. Shkak i largimit të tyre ka qenë mosmarrëveshjet ndërmjet tyre. Meqë votimi është ndërprerë, ai do të përsëritet. Në qendrat e tjera të votimit votimi zhvillohet pa probleme”, ka thënë për “Preshevajonë”, kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal, Zeqirija Miftari.

Probleme gjatë ditës së sotme ka pasur në vendvotimin numër 3, mirëpo të njëjtat janë mënjanuar menjëherë.

Miftari gjithashtu ka njoftuar se deri në ora 13:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 26 për qind e preshevarëve nga 38.751 që janë në total.

“Tani për tani mund të jemi të kënaqur me situatën e përgjithshme në të gjithë komunën, sepse të gjitha qendrat e votimit janë të hapura në kohë dhe zgjedhjet rrjedhin në një atmosferë paqësore” ka thënë Zeqirija Miftari, kryetar i Komisionit Zgjedhor Komunal.

Zgjedhjet në Preshevë janë duke i vëzhguar përfaqësuesit e OSBE-së.

Në zgjedhjet e parakohshme marrin pjesë 8 subjekte politike: 7 shqiptare APN, PDSH, BDL, PVD, LR-PDSH, UDSH, PD si dhe 1 serbe Lista e bashkuar serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button