Popullsia e botës do të jetë 7,6 miliardë në fillim të 2018-ës

Popullsia botërore pritet të arrijë rreth 7,6 miliardë banorë në fillim të vitit tjetër, njoftoi sot Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore (DSW).

Instituti pret që numri total i njerëzve në Tokë të arrijë afërsisht 7 591 541 000 në 1 janar.

Vitin e kaluar, numri i popullsisë u rrit me 83 milionë ose afërsisht sa popullsia e Gjermanisë, transmeton Koha.net.

Numri i personave në Afrikë pritet të rritet veçanërisht me shpejtësi në dekadat e ardhshme.

Popullsia e këtij kontinenti pritet të arrijë 2,53 miliardë banorë deri në vitin 2050, nga 1,26 miliardë që është aktualisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button