Indi: Një autobus ka rënë në lum, të paktën 32 viktima

Të paktën 32 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë janë lënduar kur një autobus ka rënë në lum në Raxhastan, në Indi.

“Aksidenti ka ndodhur kur autobusi, gjatë parakalimit e ka kaluar rrethojën mbrojtëse të urës”, deklaroi nëpunësi policor B.L. Soni.

Policia për momentin e analizon arsyen për aksidentin dhe në këtë moment nuk dihet nëse shoferi i autobusit ka mbijetuar, e as sa persona saktë kanë qenë në autobus kur ka ndodhur aksidenti.

Më shumë se 110.000 njerëz në vit vdesin në aksidente rrugore në Indi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button