Deputetë të pozitës ndjehen të mashtruar nga kolegët, Zeka thotë se s’e ditën çfarë po nënshkruanin

Hile e ka quajtur deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, peticionin e iniciuar nga deputetët e PDK-së për ta zhbërë Gjykatën Speciale, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se deputetët u mashtruan për të marrë nënshkrimet e tyre.

“Na kërkuan nënshkrimet pa asnjë shkresë tjetër. Menduam se do të debatonim rreth peticionit, asgjë më shumë”, ka thënë Zeka.

Deputeti ka thënë se mbrëmë është bindur për të fundit herë se “në trurin e lidershipit kosovar nuk ekziston interesi nacional. Nuk ekziston koncepti i shtet-ndërtimit, po shtet-shkatërrimit”.

Lexojeni të plotë e pa ndërhyrje komentin e Zekës:

Hilja me peticionin dhe nenshkrimet e deputeteve

Te gjithe e dine sponzorin kryesor te disa veteraneve, qe tubuan nenshkrime per te futur ne ligjin e Gjykates Speciale “hetimin dhe ndjekjen edhe te serbeve qe kane kryer krime ne Kosove”! Keshtu ka qene ne fillim. Duke sjellur peticionin ne Kuvend, sponzori kishte ndryshuar qellimin e peticionit.

Hileja e dyte ndodhi ne Kuvend. Mashtrimi i deputeteve me nenshkrime. Na kerkuan nenshkrimet, pa asnje shkrese tjeter, perpos nenshkrimet. Menduam se do te debatonim rreth peticionit, asgje ma shume. Tek kur u futem ne sallen e Kuvendit po degjonim historine trishtuese, per gjera te jashtezakonshme. Nenshkrimet ishin mbledhur me hile, dhe per qellime krejte tjera.

Kur e pashe ambasadorin amerikan, dhe ate britanez, atehere po e kuptoja lojen e dikujte per ta goditur pamvaresine e Kosoves, pastaj edhe miqesine me perendimin.

Mbrame jam bindur per te fundit here: Ne trurin e lidershipit kosovar nuk ekziston interesi nacional. Nuk ekziston koncepti i shtetendertimit, po shtetshkaterrimit.

I mjere ky popull. Mjere femijet tane se ku po jetojne.

Çka me thane ma shume, perpos: Kuku per ne!!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button