Greqia me llogari tatimore i stimulon qytetarët që të kërkojnë llogari fiskale

Autoritetet greke do të sigurojnë shpërblime shtesë për Krishtlindje në kuadër të “lotarisë tatimore” që filloi në fillim të muajit, me qëllim që të stimulojnë qytetarët që të blejnë në dyqane në të cilat japin llogari fiskale dhe paguhet tatimi.

Për Krishtlindje do të tërhiqen 10.000 bileta fituese me nga 1.000 euro në të gjithë Greqinë, nga qytetarë të cilët kanë parashtruar llogaritë e tyre fiskale në Ministrinë e Financave.

Herën e kaluar kur ishte organizuar llotari tatimore, shpërblime iu dhanë vetëm 1.000 konsumatorëve, ndërsa tani fondi shpërblyes është dhjetë herë më i madh.

Ministria e Financave shpreson se kjo masë do të ndihmojë në uljen e problemit me evazionin fiskal dhe do të nxitë qytetarët që të kërkojnë llogari fiskale nga shitësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button