“Novosti”: Vuçiq dhe Putin arritën marrëveshje në katër sy

Presidentit e Serbisë dhe të Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin në takimin në Moskë “i qartësuan” pikat më të rëndësishme në raportet mes dy shteteve, ndërsa çështja më e rëndësishme për të cilën është arritur marrëveshje është inkuadrimi i Rusisë në dialogun me Kosovën, nëse në të kyçen edhe SHBA-ja, thekson gazeta beogradase “Veçernje novosti”.

Sipas gazetës, në takimin në Kremlin, janë qartësuar pikat më të rëndësishme bazë për marrëdhëniet e ardhshme mes dy shteteve se Rusia fuqimisht do t’i përfaqësojë pozicionet e Beogradit në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës, se Moska, si prodhuese, në parim dakordohet që Serbia të negociojë me Bjellorusinë për blerjen e sistemit për mbrojtje antiraketore SVO-300, se Beogradi zyrtarisht është ftuar të marrë pjesë në projektin “Rrjedha turke” me çka i sigurohet stabilitet  energjetik dhe se pala serbe është obliguar se edhe më tej në planin ndërkombëtar do ta mbështesë Rusinë, duke i mbrojtur me këtë edhe interesat personale, që nënkupton se nuk do t’i vendos sanksionet Moskës.

 	Путин-Вучиќ.j

“Me këtë bagazh kapital Vuçiq kthehen në Beograd, i vendosur që ta mbajë kursin e Serbisë së pavarur, e cila në mënyrë të pavarur merr vendime për të ardhmen e saj, konstaton ” Novosti”.

Sipas gazetës, Marrëveshja e Kremlinit do të mundet shumë shpejt të jehojë, sepse vitin e ardhshëm 2018 pritet zgjidhje e “nyjes së ngatërruar të Kosovës”.

Gazeta pohon se Vuçiqi drejtpërdrejtë e ka lutur Putinin që Rusia të jetë ndërmjetëse në rastin e zgjerimit të formatit të dialogut për Kosovën, për çka është dakorduar presidenti rus.

Vuçiq sqaroi se edhe pse nuk është zyrtarizuar kyçja e aktorëve të rinj në dialog, Beogradi kërkon sjellje të barabartë rreth kësaj çështje dhe se për këtë temë nuk është mundur të diskutohet më herë, pa dritën e gjelbër të organeve shtetërore ruse.

Дмитриј Песков

Kremlini dje nuk deshi që ta komentojë rolin e mundshëm ndërmjetës të Rusisë në bisedimet për Kosovën, ndërsa zëdhënësi Dmitrij Peskov deklaroi se tema për Kosovën ka qenë “në mënyrë serioze e përpunuar gjatë bisedimeve ruso-serbe”.

“Sa i përket Kosovës, nisemi nga ajo që gjendja duhet të rregullohet me mjete politike në bazë të dialogut të dy palëve në mbledhjen e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë së KB-së. Do ta mbështesim çdo zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë deri te e cila do të arrijnë Prishtina dhe Beogradi”, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në konferencën për shtyp pas takimit me Aleksandar Vuçiqin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button