Është shtyrë seanca për rastin “Toplik”, avokatët janë të zënë për rastin “Trust”

Seanca e sotme për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Toplik” është shtyrë për shkak se avokatët e mbrojtjes përfaqësuan klient tjetër në rastin “Trust”, ndërsa seanca është caktuar pothuajse për të njëjtën kohë, njofton Portalb.mk.

Seanca e ardhshme do të mbahet me 30 janar të vitit të ardhshëm.

Në rastin “Toplik” të dyshuar janë gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski për shtijën e tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit.

Në këtë rast i dyshuari i parë, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike, të cilës i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokën ndërtimore për ndërtim të kompleksit elitar Qyteti i diellit në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Nga dëshmitë, sipas PSP, del se për shkak të ndërprerjes së kontratës me fajin e Ministrisë, Ministria është detyruar t’i paguajë në vlerë prej 1 milion eurove borxh dhe interes të parakohshëm personit juridik “San siti”.

LEXO  EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button