Putin: Këtë vit janë penguar 60 sulme terroriste në Rusi

 Presidenti rus Vlladimir Putin, deklaroi sot se shërbimet ruse të sigurimit kanë penguar më shumë se 60 sulme terroriste gjatë këtij viti dhe theksoi se Rusia do të vazhdojë t’i shkatërrojë “strehimoret” e terrorizmit ndërkombëtar.

Ai këtë e theksoi gjatë akademisë solemne me rastin e shënimit të Ditës së të punësuarve në agjencitë shtetërore të sigurimit.

“Do të vazhdojmë me neutralizimin e strehimoreve të terrorizmit ndërkombëtar dhe do të veprojmë së bashku në bashkëpunim me vendet e tjera dhe të gjithë ata të cilët janë të gatshëm për luftë kundër këtij kërcënimi global, si dhe për vazhdimin e këmbimit të informacioneve”, shtoi Putin.

Lideri rus të dielën përmes telefonit iu falënderua presidentit amerikan Donald Tramp për informacionet të cilat Kremlini i ka marrë nga CIA dhe të cilat kanë ndihmuar për parandalimin e sulmeve me bombë në Shën Petërburg gjatë javës së kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button