Haxhiu: Jam krenare që ndalëm marrëveshjet

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në deklarimin e saj në gjykatë tha se është krenare që u bë ndalimi i marrëveshjeve për demarkacionin dhe asociacionin.

“Jam krenare qe kemi arritur t’i ndalim këto dy marrëveshje kaq të dëmshme”, tha Haxhiu.

Ajo më tutje deklaroi se sikur të mos ishin veprimet e atëhershme opozitare “do t’i vuanim pasojat si nga humbja e territorit, ashtu edhe nga bosnjëzimi i Kosovës”.

Haxhiu iu përgjigj edhe një pyetje të Albin Kurtit.

Kurti e pyeti Haxhiun nëse parashihej me marrëveshjen për asociacionin që ai të lidhte marrëveshje me asociacione jashtë vendit dhe a i takon kjo gjë sferës së politikës së jashtme.

Haxhiu kësaj pyetje iu përgjigj me “po”.

Por Haxhiu, sikurse edhe Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit Valdet Gashi.

Albulena Haxhiu bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albin Kurtin po akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button