Shqipëri, Arta Marku zgjidhet kryeprokurore e përkohshme
Mazhoranca votoi me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim Arta Markun kryeprokurore të përkohshme, transmeton Top Channel.
Votimi është realizuar nën protestën e deputetëve të mazhorancës, që hodhën në seancë edhe tymuese.
Menjëherë pas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës.
Gramoz Ruçi ndërpreu seancën, e cila pritet të rifillojë me kryeprokuroren e re që duhet të kryejë betimin.
Ndërkohë, jashtë Parlamentit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona u lënduan si pasojë e përplasjeve.