Rasti “Dhuna në Qendër”, Gruevski dhe Janakieski sërish shpëtuan nga “bombat”

Meqë paraprakish u anulua seanca e rastit “Traektorja“, në Gjykatën Penale u anulua edhe seanca e rastit “Dhuna në Qendër” apo “Shuplakat” për shkak se nuk ka pasur kushte, sepse nuk është mundur të regjistrohet seanca nga mungesa e kamerave, njofton Portalb.mk.

Seanca e radhës e “Dhuna në Qendër” është caktuar për më 27 dhjetor.

Si në “Traektorja” edhe në rastin “Dhuna në Qendër” të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Siç kumtoi gjykatësja Tatjana Mihajllova, gjykata ka në dispozicion dy kamera për regjistrimin e seancave kurse të njëjtat i ka pasur Sofija Laliçiq e cila është dashur të gjykojë për herë të parë gjyshin e Tamarës së ndjerë, Lupço Stojanovskin.

Si i dëmtuar në këtë rast është ish kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski i cili pas seancës tha: “Meqë për këtë rast Gruevski i ka kepërdorur besimtarët, por ata të cilët thyen dritare në Komunën Qendër i ndodhi që që më “Shën Nikola” të ketë dy seanca. Sado që të përpiqen që të prolongojnë seancat, drejtësia edhe pse vonon, sërish është e denjë”, tha Zhernovski.

Që të regjistrohen seanca, është kërkuar nga pala e akuzuar.

Gjykimi për rastin “Dhuna në Komunën Qendër” është një ndër lëndët e para të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ku janë kyçur dy kamera që e filmojnë procesin zgjedhor.

Pas pranimit të fajit të dy të akuzuarve Jordan Ristevski dhe Tomisllav Llazarov të cilët u dënuan me dënim me kusht,  ndërsa tani në këtë procedurë gjykohen nëntë persona.

LEXO: Lista e gjykimeve që do të mbahen në ditët në vijim për ish-funksionarët e VMRO-së

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button