Bisedimet shqiptaro-greke zhvillohen në Korçë më 19-20 janar 2018

Datat e takimit u bënë të ditura nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias

Takimi i radhës mes ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të mbahet më 19- 20 janar në Korçë, njofton Oranews.

Datat e takimit u bënë të ditura nga ministri i Jashtëm grek.

“Kam një optimizëm të përmbajtur se në Korçë do t’i finalizojmë përpjekjet tona. Besoj se ka vullnet pozitiv nga te dy palët” është shprehur ai gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button