Buxheti 2018, Fazliu: krahasuar me 2017-n, për zhvillim të barabartë rajonal 80 milion denarë më shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot prezantoi buxhetin për vitin 2018, sipas asaj që u paralajmërua krahasuar me vitin 2017 kur kishte 131 milion denarë, në vitin 2018 është paraparë 211 milion denarë vetëm për zhvillim të barabartë rajonal, që nënkupton 80 milion denarë më shumë, raporton Portalb.mk.

Shuma totale e buxhetit të kësaj Ministrie për vitin 2018 arrin vlerën 443 milionë e 594 mijë denarë.

Vetëm për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2018 janë ndarë 211 milion denarë, apo 60 për qind më shumë mjete krahasura me vitin 2017 kur ato ishin 131 milion denarë. Në këtë shumë hyjnë edhe mjete të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin rajonal.

“Me këtë qëllim, mjetet për projektet për zhvillim të barabartë rajonal në vitin 2018, vetëm në buxhetin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale janë rritur me mbi 60 për qind, nga 131 milion denarë në 211 milion denarë, ose 80 milion më shumë se buxheti i vitit 2017.nëse merren parasysh edhe mjetet nga buxheti i Byrosë për Zhvillim rajonal, bëhet fjalë për mjete 100 milion denarë ose rreth 70 për qind më shumë mjete për projekte të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e rajoneve, në përputhje me nivelin zhvillimore”, tha Fazliu.

Sipas asaj që u sqarua nga Fazliu, kjo nënkupton se më shumë mjete do të kenë rajonet që janë më pak të zhvilluara, ndërsa më pak mjete do të kenë rajonet më shumë të zhvilluara.

Pas miratimit të buxhetit 2018, parashihet edhe thirrje për aplikim në projekte që do të kenë mundësi të financohen nga IPA fondet.

“Pas miratimit të buxhetit Byroja për Zhvillim Rajonal do të parashtrojë thirrje për aplikim në projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës ose përgatitjen e studimeve të fizibilitetit të nevojshme për realizim të projekteve të mëdha që mund të financohen nga Programet IPA të Bashkimit Evropian”, tha Fazliu.

40 milionë denarë e buxhetit të tërësishëm të Ministrisë së Vetëqeverisje Lokale në formë të bashkëfinancimit me Bashkimin Evropian do të shkojnë për bashkëpunim ndërkufitar, megjithëse, i pyetur nga Portalb.mk se për çfarë projekte dhe a parashihet analizë fizibiliteti për rrugën Tetovë – Prizren meqë nuk ka që sa vite, Fazliu tha “nuk e di saktë se për çfarë projekte bëhet fjalë. Rrugën që ju e përmendi nuk kam informata, mirëpo nuk e di se edhe a bie nën kompetencë të Ministrisë sonë”.

15 për qind kjo Ministri do të financojë çdo projekt që ka të bëjë me zhvillim rajonal dhe kufitar, pavarësish asaj se kush është realizues i projektit, OJQ apo komunat.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot mbajti konferencë për shtyp ku njoftoi për buxhetin e vitit 2018 për komunat e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button