Tërmet i fortë u regjistrua në juglindje të Iranit
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballësh sipas shkallës Rihter u regjistrua në verilindje të qytetit iranian të Kermanit, një qendër administrative në të njëjtën krahinë.
Sipas Institutit Gjeofizik të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 57 kilometrash.
Ende nuk ka informacion për viktimat e mundshme njerëzore dhe dëmet materiale të shkaktuara.
Në të njëjtën rajon të Iranit Juglindor më 1 dhjetor, u regjistrua një tërmet me intensitet prej gjashtë ballësh. Edhe atëherë nuk pati viktima në njerëz.