Mogerini: BE-ja do të vazhdojë ta respektojë “konsensusin ndërkombëtar” për Jerusalemin

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini deklaroi sot se Unioni do të vazhdojë ta respektojë “konsensusin ndërkombëtar” lidhur me Jerusalemin.

Ajo në Bruksel deklaroi se “zgjidhja e vetme reale për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës është bazuar në zgjidhjen shtetërore me Jerusalemin si kryeqytet i dy shteteve”.

Mogerini sot do të realizojë takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahuan që të gjendet zgjidhje për problemin pasi presidenti amerikan Donald Tramp e njohu Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

Netanjahu sot deklaroi se pret që edhe një pjesë e madhe e shteteve nga Bashkimi Evropian ta njohin Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

Ai e dha këtë deklaratë në Bruksel, para takimit me ministrat e punëve të jashtme të BE-së dhe vlerësoi se hapi i tillë do të kontribuojë për paqen në Lindjen e Afërt.

Ai u bëri thirrje palestinezëve ta njohin Izraelin si shtet izraelit dhe ta pranojnë Jerusalemin për kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button