Maqedonia U17 në grup të fortë për kualifikim në KE
Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë mësoi emrat e kundërshtarëve në fazën elite të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian.
Gjenerata e Goran Staniqit në short qëlloi në grupin e 3, ndërsa për kualifikim në garën e madhe do të luajë kundër përfaqësueseve të Irlandës, Polonisë dhe Gjeorgjisë. Për përfaqësusen U 17 të vendit kjo është hera e parë dhe historike që merr pjesë në fazën elite të kualifikimeve.
Mini-turnetë patjetër të përfundojnë deri më 1 prill, ndërsa tetë fituesit e grupeve do të kualifikohen në Kampionatin Europian ku i pret Anglia. Europiani për U 17 do të mbahet prej 4 deri më 20 maj. /Portalb.mk/