Australi: Miratohet ligji për martesën e personave të gjinisë së njejtë
Parlamenti i Australisë e ka miratuar legjislacionin për lejimin e martesës së personave me gjini të njejtë në gjithë vendin.
Dhoma Përfaqësuese e Australisë sot e miratoi leegjislacionin, me të cilin ndryshohet definimi i martesës si bashkimin ndërmjet mashkullit dhe femrës në “bashkim të dy njerëzve”.
Një javë më herët ky legjislacion ka kaluar edhe në Senatin e këtij vendi.
Pas votimit, aktivistët për të drejtat e komunitetit homoseksual kanë festuar para ndërtesës së parlamentit.