Kurti: Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, sepse është ndarë me dhunë

Deputeti kosovar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mendon se Kosova e vetëshpallur ka nevojë për referendum për të deklaruar bashkimin me Shqipërinë.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një interviste për “Deutsche Welle” në gjuhën serbe, në të cilën ka shtuar se ndarja e Kosovës nga Shqipëria ka qenë “e dhunshme, jodemokratike, përmes fuqive të mëdha”.

“Ne do të donim të kemi të drejtë të bashkohemi me Shqipërinë në mënyrë demokratike dhe paqësore”, citohet të ketë thënë Kurti në intervistën që është publikuar sot nga ky medium.

Siç transmeton Bota Sot. kur u pyet në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të terrorit në Veri të Kosovës me Luginën e Preshevës, Kurti tha se kjo është vetëm dëshira e Serbisë, duke kundërshtuar tërheqjen nga veriu i Kosovës, ndër të tjera për shkak të Trepçës, që siç ka thënë ai “thelbi i zhvillimit ekonomik, është ringjallja e Trepçës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button