Stoltenberg: KFOR-i do të mbetet në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot në Bruksel se NATO nuk po e shqyrton tërheqjen nga Kosova, transmeton Koha.net.

KFOR-i luan rol të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe se misioni i NATO-s atje mbështetet në gjendjen ekzistuese në terren. Stoltenberg u përgjigj kështu në pyetjen e gazetarëve se si i komenton deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës, sipas të cilëve prania e KFOR-it përbën pengesë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne do ta përcjellim këtë dhe kjo tash nuk është në program, ne vazhdimisht përcjellim rrethanat në terren, dhe tani është nevoja që KFOR-i duhet të jetë në Kosovë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut gjatë një konference me gazetarët në prag të takimit të shefave të diplomacisë së NATO-s.

Kur bëhet fjalë për Forcat e Sigurisë së Kosovës, Stoltenbreg tha se “disa herë e ka thënë se çfarëdo ndryshimi të mandatit të Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të bëhet në bazë të dispozitave të asaj kushtetute”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button